Denar Biba tërhiqet nga gara për Kushtetuesen, kush janë kandidatët e kualifikuar

4 Shtator 2025 | 15:15

Denar Biba është tërhequr nga gara për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga Gjykata e Lartë.

“Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Lartë njofton gjithashtu se në mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të zhvilluar të enjten, ka përfunduar faza e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtues.

Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin dhe përvojën profesionale.

Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese janë:

Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami.

Pas përzgjedhjes së emrave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ky i fundit do t’i vlerësojë me pikë.

Tre më të vlerësuarit do t’u nënshtrohen votimit nga trupa e Gjykatës së Lartë dhe kandidati që merr më shumë vota do të zëvendësojë gjyqtaren Holta Zaçaj.

Në dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese u përplasën për mandatin e Zaçajt.

Ndonëse ka kaluar gati një vit, pasuesi i saj ende nuk është zgjedhur.

Gjasa është që zgjedhja e gjyqtarit të ri në Gjykatën Kushtetuese të kërkojë kohë dhe kryetarja Holta Zaçaj të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në muajt e fundit të vitit 2025.

Ky nuk pritet të jetë ndryshimi i vetëm në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në mesin e tetorit, trupa e GJK-së pritet të vendosë mbi afatet e përfundimit të mandateve të dy gjyqtarëve që janë propozuar nga Presidenti dhe Kuvendi.

Kjo mbledhje do të jetë vendimtare për përcaktimin e datës së përfundimit të mandatit dhe përgatitjen për zëvendësimin e tyre.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Lartë për mbledhjen e KED

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025.

Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.

KED njofton gjithashtu se ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.

Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. Ky vlerësim synon të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe objektiv, duke garantuar që kandidatët më të kualifikuar dhe me integritet të përfaqësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike në Gjykatën Kushtetuese.

KED siguron se do të vazhdojë zbatimin korrekt të të gjitha fazave të përzgjedhjes, duke respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe duke ruajtur objektivitetin në përzgjedhjen e kandidatëve.

Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:

Alban Toro

Alma Faskaj

Asim Vokshi

Florian Ballhysa

Genta Tafa Bungo

Naureda Llagami

Media dhe publiku mund të ndjekin zhvillimet e mëtejshme përmes komunikimeve zyrtare të KED”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026