SPAK i sekuestroi telefonin, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit, cila ankimoi vendimet e GJKKO dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e celularit të saj në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas Kushtetueses, është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
“Pavarësisht sekuestrimit të pajisjes apo të vetë korrespondencës në kushtet e urgjencës si rast përjashtimor, Gjykata thekson se hapja apo hyrja (aksesimi) i saj duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të cilat përfshijnë sa më poshtë:
Ndalimin e veprimeve të hyrjes, hapjes, nxjerrjes, inspektimit, përpunimit të të dhënave personale dhe të korrespondencës.
Mbylljen e pajisjes/sendit në të cilën ndodhet korrespondenca apo të dhënat personale me vulë sigurie kur është e mundur në prani të individit dhe/ose avokatit të tij, duke u mbajtur procesverbal për këtë qëllim.
Ndalimin e bërjes së kopjeve të të dhënave personale dhe/ose korrespondencës pa autorizim të gjykatës.
Gjykata vlerësoi se garancitë si më sipër vlejnë në të njëjtën mënyrë edhe në rastin e sekuestrimit të të dhënave personale në kuptim të nenit 35 të Kushtetutës.
Në përfundim, në rastin në shqyrtim, Gjykata, në konsideratë të rrethanave konkrete të kësaj çështjeje, si dhe duke pasur parasysh edhe vjetrimin e normës ligjore (nenit 209 të Kodit të Procedurës Penale) çka sjell problematika në zbatimin e saj, çmoi se kërkueses i është cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, të sanksionuara nga nenet 36 dhe 35 të Kushtetutës.
Për sa më sipër, Gjykata vendosi:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
Konstatimin e cenimit të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
Asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkueses që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
Vijimin e mbajtjes në sekuestro të kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale që lidhen me objektin e hetimit penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.
Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.
Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, duke respektuar garancitë procedurale sipas arsyetimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën