“Roja që u bë prokuror na ka kërcënuar dhe fyer” – Zbardhen debatet e Thaçit në Hagë
Dhoma e Specializuar e Kosovës në Hagë ka publikuar transkriptin e marrjes në pyetje të Hashim Thaçit më 27 mars 2025, ku ai shprehu shqetësimin e tij lidhur me praninë e prokurorit John Devani, i cili më parë ka punuar në Njësinë e Parapërgatitjes në Hagë. Thaçi pretendon se ky prokuror i kishte kërcënuar dhe rrezikuar fizikisht.
Thaçi deklaroi se Devani i ishte prezantuar në mënyra të ndryshme gjatë kohës në qendrën e paraburgimit, duke thënë se në një moment ishte paraqitur si roje, më pas si hetues, zëvendësdrejtor dhe madje edhe drejtor i qendrës së paraburgimit.
Ai tha se ndihej i befasuar kur e pa këtë prokuror para tij dhe shtoi se ata nuk ndihen të respektuar, si nga ana ligjore ashtu edhe njerëzore, kur shohin dikë që më parë ishte roje dhe tani është prokuror në Dhomat Speciale të Kosovës.
Gjatë kësaj seance, Thaçi mori pjesë përmes lidhjes me video, dhe gjatë pushimit kërkoi që përmes avokatit të tij të flasë për shqetësimet e tij.
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, tha se nuk di shumë detaje, por bëhet fjalë për një prokuror që kishte punuar në Njësinë e Parapërgatitjes dhe mund të ketë pasur qasje në informacione që sipas Thaçit nuk duhej t’i kishte.
Ndërkaq, prokurori Devani ka pranuar se më parë ka punuar në Njësinë e Parapërgatitjes, por ka thënë se kontrata e tij ka përfunduar në fund të vitit 2022.
Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirrur dëshmitarin e parë, shkruan Express.
Seanca do të nis në orën 09:00 dhe pritet që të jetë kryesisht publike.
Gjykata ka treguar se ka interes të lartë për ta përcjellë këtë seancë nga galeria brenda Gjykatës dhe kanë kërkuar nga të interesuarit që t’i drejtohen Gjykatë së Hagës përmes emailit.
Kjo fazë do të ketë një element krejtësisht të veçantë: pritet prani e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sallën e gjyqit.
Më 18 gusht, ekipi mbrojtës i Thaçit mori miratimin nga SHBA-të për dëshminë e dëshmitarit të koduar “1DW-003” – një figurë e mbajtur ende në anonimitet për publikun, por e njohur për trupin gjykues. Nuk mbaron këtu: amerikanët kanë vendosur një listë të gjatë kushtesh për mënyrën se si ky person do të dëshmojë.
Sipas dokumentit të avokatit Luka Mishetiç, SHBA-të kanë kufizuar fushën e pyetjeve që mund t’i bëhen dëshmitarit, kanë lejuar refuzimin e përgjigjeve për arsye konfidencialiteti, si dhe kanë kërkuar të jenë vetë prezentë gjatë marrjes në pyetje.
Në të njëjtën kohë, mbrojtja e Thaçit ka konfirmuar se është në pritje të miratimit edhe për katër dëshmitarë të tjerë. Për W04174 tashmë është dhënë drita e gjelbër nga amerikanët, ndërsa për 1DW-007 dhe 1DW-008 po vazhdojnë diskutimet. Miratimi për 1DW-010 mbetet ende i bllokuar.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh