Papa takon presidentin e Izraelit, bën thirrje për armëpushim në Gaza

5 Shtator 2025 | 10:04

Papa Leo diskutoi “situatën tragjike në Gaza” gjatë një takimi të enjten me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm në enklavën palestineze, njoftoi Vatikani.

Papa  gjithashtu kërkoi lirimin e pengjeve të mbetura që mbahen nga grupi militant palestinez Hamas, sipas deklaratës, dhe ripërsëriti mbështetjen e Vatikanit për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin disa dekadash mes Izraelit dhe Palestinës.

Ekziston një e ardhme stabiliteti që duhet të krijohet në një rajon që ka duruar një periudhë të gjatë konfliktesh që ende janë “të shumta”. Dhe ky qëllim, veçanërisht duke marrë parasysh “situatën tragjike” në Gaza, mund të arrihet nëpërmjet një “rifillimi të shpejtë të negociatave” midis palëve të përfshira, me “gatishmëri e vendime të guximshme” dhe “mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim “lirimin e të gjithë pengjeve, arritjen urgjente të një armëpushimi të përhershëm, lehtësimin e hyrjes së sigurt të ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe sigurimin e respektimit të plotë të ligjit humanitar, si dhe aspiratave legjitime të dy popujve”.

Gjithashtu, vazhdon deklarata, “u fol edhe për atë që po ndodh në Bregun Perëndimor dhe për çështjen e rëndësishme të Qytetit të Jerusalemit”, pastaj u kujtua vlera historike e marrëdhënieve midis Selisë së Shenjtë e Izraelit, duke trajtuar “edhe disa çështje të caktuara që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis autoriteteve shtetërore dhe Kishës lokale, me një vëmendje të veçantë”, thuhet në deklaratë, “për rëndësinë e komuniteteve të krishtera dhe angazhimin e tyre në vend dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, për zhvillimin njerëzor dhe shoqëror, veçanërisht në fushat e arsimit, promovimit të kohezionit shoqëror dhe stabilitetit të rajonit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026