Trump shqyrton sulme në Venezuelë ndaj karteleve të drogës, mund të rrëzojë Maduron
Presidenti Donald Trump po shqyrton një seri opsionesh për sulme ushtarake kundër karteleve të drogës që operojnë në Venezuelë, përfshirë mundësinë e goditjes së objektivave brenda vendit. CNN shkruan se qëllimi i administratës është dobësimi i udhëheqësit Nicolás Maduro.
Sulmi i së martës ndaj një anijeje të dyshuar për drogë, që po nisej nga Venezuela, shënoi një përshkallëzim të fushatës së administratës Trump kundër karteleve, disa prej të cilave janë shpallur si grupe terroriste. 11 persona u vranë gjatë këtij sulmi.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të qartë se sulmet janë pjesë e një operacioni tw gjerw kundër trafikut tw drogës.
“Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që janë dhe kudo që veprojnë kundër interesave të SHBA-së”, tha Rubio.
Administrata amerikane ka dërguar një forcë të konsiderueshme ushtarake në Karaibe, përfshirë anije të armatosura me raketa Tomahawk, nëndetëse sulmuese, avionë luftarakë F-35 dhe mbi 4,000 marinarë dhe marinsë, për të demonstruar gatishmërinë dhe për të mbështetur operacionet kundër karteleve.
Trump gjithashtu ka dyfishuar shpërblimin për arrestimin e Maduros në 50 milionë dollarë, duke e etiketuar atë si pjesë të karteleve të drogës dhe “narkoterrorist”. Administrata ka theksuar se të gjitha opsionet janë në tryezë, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake, nëse është e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta