Teatri Metropol çel sezonin e ri me “Marmelladov”, reflektim mbi të tashmen

6 Shtator 2025 | 19:37

Me shfaqjen “Marmelladov”, të shkëputur nga kryevepra e Fyodor Dostojevskit “Krim dhe Ndëshkim”, Teatri Metropol ka hapur siparin e sezonit të ri artistik.
Me regji të Xhino Musollarit, shfaqja risjell ngjarjet e vitit 1866, por këtë herë e rikonceptuar ndryshe.

“Kjo shfaqje vjen e rikonceptuar për ta sjellë në mënyrë sa më realiste, qoftë si lojë, qoftë si atmosferë ose si një lojë skenike. Kam dashur t’i jap një copëz të saj, për mënyrën se si Dostojevski e ka shkruar atë, dhe sfida ka qenë për të kapur nivelin e shkrimit të Dostojevskit,” – thotë Xhino Musollari.

Mjeshtëria e autorit ndërthur jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë, ndërsa shfaqja kërkon që të përcjellë te publiku reflektim mbi të tashmen dhe problematikat e saj.

“Mesazhi është i gjithkoshëm, i përbotshëm; trajton problematikat sociale të njeriut, që është i ndarë mes ideologjisë së kultit të njeriut, besimit në Zot, problematikave të veseve që kanë individë të ndryshëm, dhe secili prej personazheve është projeksion i njëri-tjetrit. Secili ka nisur segmentin jetësor; targeti kryesor është vdekja,” – vijon Xhino Musollari.

“Marmelladov” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol deri më datën 7 shtator.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026