PSG humbet Dembele e Doue, fajëson trajnerin Deschamps për këtë

7 Shtator 2025 | 12:40

Kombëtarja franceze vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese drejt kupës së botës, teksa pak ditë më parë mposhti Ukrainën në duelin hapës. Trikolorët morën një fitore të pastër, por lajmi i keq është dëmtimi i dyshes Dembele-Doue e më tepër se në kombëtare, të shqetësuar janë në Paris, ku për pak ditë luhet dhe ndeshja e Champions League ndaj Atalantës.

Dyshja në fjalë braktisi grumbullimin e ekipit kombëtar për shkak dëmtimi dhe të dy shfaqën probleme në sfidën ndaj Ukrainës. Sipas mediave franceze, Dembele do të mungojë të paktën 6 javë, ndërsa Doue rreth 1 muaj, pra duke humbur disa ndeshje të rëndësishme me PSG. Kjo gjë i ka irrituar drejtuesit parizienë të cilët kanë fajësuar teknikun Deschamps, pasi ky i fundit jo vetëm e grumbulloi Dembele që më herët kishte shfaqur shqetësime, por madje e aktivizoi atë.

“Isha i sigurt se ai ishte i aftë të luante një ndeshje të nivelit të lartë, përndryshe nuk do ta kisha luajtur. Ai ishte në formë të mirë. Është për të ardhur keq, por mund t’i kishte ndodhur edhe një lojtari tjetër. Mora vendimin për ta luajtur, sepse nga ana mjekësore nuk kishte problem”, deklaroi më pas tekniku francez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026