Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon 100 metra në greminë 

7 Shtator 2025 | 14:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd. Një automjet ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe është rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit.

I aksidentuari, i identifikuar si Esat Xherri është nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shpejtësia, ndërsa gjendja e amortizuar e rrugës mund të ketë ndikuar gjithashtu në aksident.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Pamje nga aksidenti i rëndë në Dukat/ Plagosen 4 të rinj, 2 në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Berlin: Makina përplas një grup fëmijësh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026