Propozim i ri i SHBA për Hamasin: Dorëzoni të gjithë pengjet

8 Shtator 2025 | 16:34

Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Hamasit një propozim të ri që parashikon lirimin e të gjithë 48 pengjeve izraelite të mbetura, në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm dhe ndalimit të operacionit të ushtrisë izraelite (IDF) për marrjen nën kontroll të Gazës. Lajmi është bërë i ditur për Axios nga një zyrtar i lartë izraelit.

Sipas planit, Izraeli do të lironte midis 2.500 dhe 3.000 të burgosur palestinezë, përfshirë qindra të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e izraelitëve. Pas shpalljes së armëpushimit, do të nisnin menjëherë negociatat për kushtet e përfundimit të luftës, që përfshijnë kërkesën izraelite për çarmatimin e Hamasit dhe, paralelisht, kërkesën e Hamasit për tërheqjen e plotë dhe përfundimtare të IDF nga Rripi i Gazës.

Propozimi parashikon që, në rast të një përgjigjeje pozitive, presidenti amerikan Donald Trump do të angazhohej drejtpërdrejt për përfundimin e konfliktit, duke garantuar armëpushimin deri në mbylljen e bisedimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026