Pasioni për makinat, Kristiano Laçaj krijon makinën që komandohet nga doreza
Kristiano Laçaj është 19-vjeçari i cili ka krijuar një makinë e cila komandohet nga një dorezë. Pasioni i tij për makinat ka filluar që në moshën 6 vjeçare kur ai luante me to.
“Kisha një pasion për makinat dhe mendova të bëj diçka speciale. Të mos komandohej me levë ashtu si ndodh zakonisht, por të komandohej nga një dorezë. Roboti lëviz me anë të një dorezë”,-tha Kristiano për GenZ në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Kristiano ka menduar që në të ardhmen do të mund t’i shtojë më tepër funksione makinës së tij.
“Makina ose roboti mund të ketë më tepër funksione nëse ne i shtojmë. Mund të jenë si dezinfektimi i shtëpisë ose mund të vendosim një krah robotik dhe të marr sende që i kemi larg”,- u shpreh ai.
Fillesat e tij kanë qenë duke rregulluar lodrat e vogla, ndërsa të ardhmen e sheh duke studiuar degën Ing. Mekatronike.
“Pasioni im ka filluar me lodrat e vogla pasi bëhesha kurioz se si funksiononin dhe ndonjëherë i prishja se doja të vendosja vetë në punë një elektromotor me një bateri. Mendoj që studimet e mia t’i vazhdoj për degën mekatronik, pasi mendoj që është më e përshtatshmja për mua, sepse është një bashkim i mekanikës dhe elektronikës”,- rrëfeu për GenZ, Kristiano.
Blogerja Tea Zhuli u surprizua shumë nga krijimi i Kristianos dhe u shpreh e gatshme që ta promovojë krijimin e tij në rrjetet e saj sociale.
“Jam shumë e surprizuar dhe e kënaqur sepse më bëhet qejfi që ka të rinj që kanë pasione dhe investojnë në këto pasione. Mendoj që ka nevojë për promovim në Instagram, por te profili im do e bëja sipas mënyrës time”,- tha blogerja Tea Zhuli.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit