Komisioni Evropian propozon masa të reja kundër Izraelit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të propozojë një paketë masash kundër Izraelit, duke përfshirë ndërprerjen e mbështetjes dypalëshe, pezullimin e pjesshëm të Marrëveshjes së Asociimit dhe sanksionimin e ministrave ekstremistë.
Gjatë fjalimit të saj për gjendjen e Unionit, Von der Leyen theksoi se Komisioni do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm:
“Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë dypalëshe për Izraelin. Do t’i ndalojmë të gjitha pagesat në këto fusha, pa ndikuar në punën tonë me shoqërinë civile izraelite”, tha ajo.
Presidentja e KE-së njoftoi gjithashtu sanksione të synuara ndaj ministrave ekstremistë dhe kolonëve të dhunshëm, si dhe pezullim të pjesshëm të Marrëveshjes së Asociimit, kryesisht në aspektin tregtar.
Në të njëjtën kohë, ajo bëri të ditur se muajin e ardhshëm do të krijohet një grup donatorësh për Palestinën, me një instrument të dedikuar për rindërtimin e Gazës. Iniciativa do të jetë ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët rajonalë dhe e mbështetur mbi vrullin e konferencës së zhvilluar në Neë York nga Franca dhe Arabia Saudite.
Von der Leyen kërkoi gjithashtu lirimin e pengjeve, qasje të pakufizuar për ndihmën humanitare dhe armëpushim të menjëhershëm, duke nënvizuar se “zgjidhja me dy shtete” mbetet e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.
“Ajo që po ndodh në Gaza ka tronditur ndërgjegjen e botës. Uria e shkaktuar nga njeriu nuk mund të jetë kurrë armë lufte. Për hir të fëmijëve, për hir të njerëzimit, kjo duhet të ndalet”, u shpreh Von der Leyen.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës