Dronët rusë në Poloni, reagon MEPJ: Qëndrojmë me aleatët tanë

10 Shtator 2025 | 13:57

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi pas incidentit të ndodhur gjatë natës kur disa dronë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë përpara se të asgjësoheshin.

Përmes një postimi në platformën X, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh shqetësimin për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë ndërsa thekson solidaritetin e plotë me Poloninë dhe NATO.

“Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit masiv të mbrëmshëm ndaj Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloni dhe me NATO-n. Përshkallëzime të tilla të rrezikshme kërcënojnë sigurinë evropiane dhe nuk do të pengojnë unitetin tonë”, thuhet në postimin në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo...
19:43 | 26/06/2026

Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona. Në një postim në Facebook,...
19:31 | 26/06/2026

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026