Shpërndanin lëndë narkotike në Kuçovë, arrestohen tre persona

11 Shtator 2025 | 16:20

Pas një hetimi intensiv 8-mujor, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Prova”, i cili kishte për qëllim goditjen e një grupi kriminal që shpërndante lëndë narkotike në formë dozash në qytetin e Kuçovës.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan tre shtetas:

Ll. N., 33 vjeç,

L. M., 24 vjeç

D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.

Gjykata e Beratit ka caktuar për ta masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve, të cilat janë zhvilluar me metoda proaktive, janë siguruar prova që tregojnë se të arrestuarit ishin të organizuar si grup kriminal, siguronin lëndën narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shpërndanin në zonën e Kuçovës.

Policia dhe Prokuroria theksojnë se hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa paralajmërojnë ndëshkime për çdo aktivitet kriminal që cënon sigurinë publike dhe shëndetin e qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026