Parandalim nga keqpërdorimi, Maqedonia e Veriut targa të kuqe për makinat zyrtare

11 Shtator 2025 | 17:44

Makinat zyrtare të Maqedonisë së Veriut tashmë do të dallohen nga të tjerat, pasi Qeveria ka vendosur t’i brendojë me targa të kuqe dhe mbishkrime me ngjyrë të verdhë, në mënyrë që të japë fund keqpërdorimeve për nevoja private apo partiake.

Deri në zgjedhjet lokale, të gjitha institucionet janë të obliguara që targat e bardha t’i zëvendësojnë me ato të kuqe. Përjashtim bëjnë vetëm automjetet e policisë dhe ato të shërbimeve sekrete, për shkak të natyrës së punës së tyre.

Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHÇPP), Ivica Tomovski, tha se asnjë makinë në pronë shtetërore nuk mund të shmangë brendimin. “Rregulli i ri vlen për të gjitha automjetet në pronësi të shtetit – të Qeverisë, komunave dhe ndërmarrjeve publike, me përjashtim të një pjese të automjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Sekret. Edhe pse rregullorja nuk parashikon gjoba, autoritetet presin që masa të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e automjeteve shtetërore. Institucionet në shtet kanë afat deri më 15 shtator t’i brendojnë automjetet zyrtare”, tha Tomovski.

Ministria e Brendshme do të ketë obligim të krijojë një regjistër për automjetet zyrtare, ndërsa qytetarët do të mund të raportojnë çdo keqpërdorim përmes një linje telefonike të posaçme, për të cilën policia do të jetë në gatishmëri.

“Një nga drejtimet kryesore është që punonjësit policorë të veprojnë ekskluzivisht me integritet dhe profesionalizëm dhe të njëjtit duhet të sigurojnë zgjedhje lokale të ndershme dhe demokratike. Ne jemi një nga hallkat që garanton realizimin e së drejtës më të lartë demokratike, e ajo është e drejta e votës”, tha Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Aktualisht, sipas autoriteteve, mbi 7,500 makina zyrtare duhet të pajisen me ngjitësen e kuqe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026