Maqedonia e Veriut një nga vendet më të korruptuara në Evropë

1 Gusht 2025 | 17:09

Edhe pse për vite me radhë institucionet flasin për luftë kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Sektori civil ka zgjedhur një mënyrë unike për të alarmuar për nivelin e lartë të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Kjo pjesë e hequr nga kjo petull gjigante që është vendosur në sheshin e Shkupit, përbën 25 përqindëshin e buxhetit të shtetit i cili vlerësohet se ka shkuar në korrupsion.

Të dhënat e organizatës ndërkombëtare “Transparency International” tregojnë për përkeqësim: vendi në vitin 2024 u rendit në vendin e 88‑të nga 180 vende, me vetëm 40 pikë, çka tregon rënie nga viti paraprak. Komisioni Antikorrupsion vazhdon të denoncojë shkelje, por shumë pak raste arrijnë të çohen deri në gjykatë. Korrupsioni është i përhapur në prokurime publike, në sistemin shëndetësor, në ndarjen e subvencioneve dhe në punësimet në administratë.

Pavarësisht ekzistencës së një Strategjie kundër korrupsionit 2021–2025 në RMV, qëllimet dhe reformat thuajse nuk po zbatohen. Sipas raportit të fundit të Bashkimit Evropian, vetëm 13 për qind e aktiviteteve të planifikuara janë përmbushur gjatë vitit 2023.

Për më keq, vetë institucionet që duhet të luftojnë korrupsionin janë nën dyshime. Kryetarja aktuale e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) është nën hetim për korrupsion, ndërsa ish-prokurorja speciale Katica Janeva po vuan dënimin me burg për korrupsion në aferën “Reket”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026