“Miu Griosh” premierë në Teatrin Eksperimental, komedia pasqyron realitetin shqiptar

11 Shtator 2025 | 18:11

Ngjarjet zhvillohen brenda një shtëpie, por mesazhet që përcillen janë të ndjeshme dhe aktuale për shoqërinë shqiptare të sotme.

“Miu Griosh”, vepra e dramaturgut Odise Plaku, është komedia shqipe që do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Ajo merr spunto nga një debat televiziv, ku dy bashkëshortë përdornin fjalorin më të rëndë për një film që ishte hedhur në mirëbesim dhe në mënyrë të pakujdesshme. Në vetvete mban një personazh që personifikon të keqen, ligësinë,” – thotë autori i komedisë, Odise Plaku.

Me regji të Eliona Thomaraj, komedia vjen e interpretuar nga aktorët Julia Ilirjani, Gert Ferra dhe Kliton Rama.

“Është një komedi absurde, e zezë, ku do të kemi mundësi jo vetëm të qeshim, por edhe të reflektojmë. Do të shikojmë se si na hyn ‘e zeza’ në jetët tona dhe nuk kemi më çfarë t’i bëjmë,” – shprehet regjisorja Eliona Thomaraj.

Sipas aktorit Gert Ferra, “Miu Griosh ka dhe një të mirë që pasqyron realitetin. Kjo vepër shqiptare ka një kollonë të fortë të realitetit tonë në shoqërinë që po jetojmë. I bën një radioskopi të mirë shoqërisë shqiptare, por mbi të gjitha është një dramë shqipe, e përshtatur për kohën që po jetojmë.”

Shfaqja do të jepet në Teatrin Kombëtar Eksperimental në datat 12, 13 dhe 14 shtator, ora 20:00, ndërsa pritet të vazhdojë më pas në skena të qyteteve të tjera në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026