“Mos vallë më qëlloi një AR-15?”, postimi i 11 viteve më parë i Kirk bëhet viral

11 Shtator 2025 | 21:01

Një postim i 11 viteve më parë në Twitter nga aktivisti konservator Charlie Kirk po qarkullon sërish në rrjet, pas vrasjes së tij me armë zjarri gjatë një aktiviteti publik në Utah.

31-vjeçari u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës (10 shtator), teksa po mbante një debat në Universitetin e Luginës së Utah, në kuadër të organizatës së tij politike, Turning Point USA.

Ngjarja ndodhi vetëm 20 minuta pasi ai kishte nisur fjalimin, përpara një audience prej afro 3,000 personash.

Në video amatore të publikuara menjëherë pas ngjarjes, Kirk shihet teksa rrëzohet në karrige, ndërsa turma shpërthen në panik.

Pas atentatit, është rikthyer në vëmendje një postim i vitit 2014 nga vetë Kirk, ku ai shkruante me ironi:

“Mos vallë më qëlloi një AR-15? Kështu më duket”, — shkroi ai më 23 qershor 2014.
Postimi po qarkullon me shpejtësi në platformën X (ish-Twitter), duke marrë mijëra shpërndarje në pak orë.

Edhe pse autoritetet nuk kanë konfirmuar ende llojin e armës së përdorur, spekulimet flasin për një AR-15, një pushkë gjysmë-automatike shumë e përhapur në SHBA. Mendohet se rreth 25 milionë të tilla ndodhen në duart e civilëve amerikanë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026