Berisha: Më është cenuar dinjiteti si kurrë më parë, beteja ime e parevokueshme

20 Maj 2021 | 18:44

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për mediat pasditen e sotme, ku lajmëroi se do të padiste në gjykatë Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken për akuzën e shpifjes.

I pyetur nëse ishte në dijeni se pse ky vendimi i DASH ishte marrë pikërisht në këto momente, z. Berisha u shpreh se pavarësisht hamendjeve që mund të dalin ai nuk ka asnjë dijeni, por ka gjykuar se hapi më i mirë që mund të ndërmarrë në këto momente është t’i drejtohet gjykatës që të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe të vërë në vend dinjitetin e tij të cenuar si kurrë më parë

“Besoj se hapi më i rëndësishëm është t’i drejtohem gjykatës dhe ajo të nxjerrë të vërtetën në shesh se kush ka qenë Berisha gjatë gjithë jetës politike, cila është e shoqja e Berishës, 73 vjeçe sot dhe ende duke punuar për autizmin, dhe kush janë fëmijët e mi. E kam çështje dinjiteti”, u shpreh ish-kryeministri.

Ish-kryeministri tha se ishte i paqartë se çfarë e shtyu DASH të marrë një vendim ndaj tij 8 vjet pasi është tërhequr nga drejtimi i PD, por shtoi se me rëndësi është që motivi është i bazuar mbi të pavërteta.

“Familjarët e mi kanë respektuar ligjet e këtij vendi, ndaj tyre ka 8 vite akuza dhe asnjë proces, asnjë padi penale sepse kanë respektuar ligjet. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se marrëdhënie me SHBA por një gjë është më e rëndësishme, dinjiteti njerëzor, që më është cenuar si kurrë më parë”, u shpreh z. Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026