Vijon gjyqi për Sarkozy, ish-presidenti francez akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës
20 Maj 2021 |
19:45
Ka vijuar këtë të enjte gjyqi për ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, i cili akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës së tij të vitit 2012. Gjyqi u shty në ditën e tij të hapjes në muajin mars, pasi një avokat u infektua me COVID-19.
Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e z. Sarkozy shpenzoi thuajse dyfishin e shumës së lejuar nga ligji elektoral francez prej 22.5 milionë eurosh, për një fushatë ekstravagante, koston e vërtetë të së cilës e fshehu përmes një agjencie të marrëdhënieve me publikun.
Nicolas Sarkozy nuk ishte i pranishëm në seancën e së enjtes, ndërsa ky gjyq hedh më shumë hije mbi karrierën e tij. Më herët gjatë vitit, ish-presidenti u dënua për korrupsion në një çështje tjetër.
Lajme të Sugjeruara
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq