Vaksinat efektive mbi të gjitha variantet, OBSH: vaksinohuni dhe evitoni udhëtimet ndërkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se të gjitha vaksinat e aprovuara deri më tani janë efektive ndaj të gjithë varianteve të virusit COVID-19, teksa bëri thirrje qe njerëzit te evitojnë fluturimet ndërkombëtare.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se të gjitha vaksinat e aprovuara deri më tani janë efektive ndaj të gjithë varianteve të virusit COVID-19. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën u shpreh se edhe pse situata në Evropë është drejt përmirësimit, fluturimet ndërkombëtare duhet të evitohen.
“Mund të themi me siguri se të gjitha vaksinat e aprovuara mbrojnë ndaj të gjitha varianteve të Covid-19, por sërish mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e një vale tjetër është rritja e ritmit të vaksinimit dhe respektimi i rregullave, si mbajtja e distancës dhe higjiena personale”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën.
Sipas OBSH-së, shqetësues mbetet fakti që varianti indian i virusit tashmë është identifikuar në mbi 50 shtete në mbarë globin. Sipas të dhënave nga OBSH, në rajonin e Azisë qendrore, numri i rasteve të reja të infektimeve është ulur me 60% në muajin e fundit, nga 1.7 milionë raste në mesin e muajit prill, në 685 mijë të regjistruar javën që shkoi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme