Identifikohet i dyshuari: Kush është 22-vjeçari, vrasësi i Charlie Kirk

12 Shtator 2025 | 16:13

Tyler Robinson, 22 vjeç, është identifikuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. Lajmi u konfirmua nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili njoftoi arrestimin gjatë një paraqitjeje të papritur në Fox News.

Trump bëri të ditur gjithashtu se do të mbahet një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje rreth rastit.

Emri i të dyshuarit u bë publik menjëherë pas deklaratës së Trump-it. Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale, nëna e tij, Amber Robinson, shkruan se Tyler ishte diplomuar në vitin 2023 nga Universiteti i Utah-ut me një diplomë Bachelor në Kontabilitet. Ai kishte një mesatare perfekte GPA 4.0 në shkollën e mesme dhe kishte fituar një bursë kombëtare prej 32,000 dollarësh për të ndjekur studimet universitare.

Raportet paraprake tregojnë se pas vrasjes në qytetin e Orenit, Robinson udhëtoi më shumë se 200 milje për në Uashington, Utah në shtëpinë e familjes së tij ku dhe u arrestua nga autoritetet.

Hetimet janë ende në vijim. Autoritetet kanë deklaruar se janë duke mbledhur prova shtesë dhe duke intervistuar dëshmitarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026