Një klerik ndihmoi në dorëzimin e të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

12 Shtator 2025 | 19:36

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Tyler Robinson, i dyshuari kryesor për vrasjen e analistit konservator Charlie Kirk.

Sipas burimeve nga forcat e rendit të konfirmuara nga CBS News, babai i të dyshuarit ka luajtur një rol vendimtar në dorëzimin e të birit tek autoritetet. Pas rrëfimit të Robinson për krimin, babai i tij e ndau informacionin me një klerik, i cili ishte gjithashtu mik i afërt i familjes.

Ky klerik më pas kontaktoi Shërbimin e Marshalëve të SHBA-së dhe i dorëzoi informacionin, çka çoi në ndalimin e menjëhershëm të Tyler Robinson.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Donald Trump konfirmoi në një intervistë për Fox News se një “minister” kishte ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Ende nuk është bërë e ditur se cilës fe ose denominacion fetar i përket kleriku në fjalë.

Charlie Kirk, një figurë e njohur e lëvizjes konservatore amerikane dhe themelues i organizatës Turning Point USA, u vra javën e kaluar në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur debat të gjerë politik në vend.

Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që autoritetet pritet të japin më shumë hollësi në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë

Masud është detyruar që të shesë pajisjet shtëpiake në mënyrë që të mbijetojë në mes të krizës së thellë ekonomike në Iran. Fushata bombarduese e...
22:20 | 04/06/2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

Tridhjetë e shtatë vjet kanë kaluar që nga nata midis 3 dhe 4 qershorit 1989, kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze mori urdhër të qëllonte mbi...
22:01 | 04/06/2026

Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit. Teherani po refuzon...
21:22 | 04/06/2026