Rusia: Konflikti në Kosovë po përshkallëzohet dhe po rritet ndjeshëm
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se situata në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan mund të përshkallëzojë drejt një konflikti të ri. Në një konferencë për shtyp, Zakharova akuzoi qeverinë e Kosovës për shkelje të vazhdueshme të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për represion ndaj komunitetit serb.
Sipas saj, autoritetet në Prishtinë po përpiqen të pengojnë në mënyrë të paligjshme pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “inxhinierie etnike anti-serbe”.
“Problemi i Kosovës duhet të rikthehet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, me rolin udhëheqës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pa këtë, një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme nuk është e mundur, dhe rreziku për përshkallëzim të konfliktit po rritet ndjeshëm,” deklaroi Zakharova.
Ajo gjithashtu akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një qasje agresive ndaj çështjes së komunitetit serb, duke shtuar se sipas saj, Kurti e interpreton pasivitetin e Bashkimit Evropian si mbështetje të heshtur për veprimet e tij. Zakharova pretendoi gjithashtu se Kurti po saboton qëllimisht emërimin e një përfaqësuesi serb në postin e nënkryetarit të parlamentit të Kosovës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut