Ekspozitë në Muzeun Etnografik të Elbasanit, me piktura e skulptura
Një ekspozitë me piktura dhe skulptura zbukuruan oborrin e Muzeut Etnografik në Elbasan, ku ngjyrat dhe krijimtaria e artistëve u ndërthurën me historinë dhe kulturën e qytetit, duke sjellë një atmosferë të veçantë në këtë hapësirë muzeale.
“Kur shikon një ekspozitë, qyteti merr një tjetër rëndësi. Çdo tablo pasqyron të bukurën, që është edhe detyra numër një e një vepre arti. Qoftë edhe ato më të thjeshtat, si frutat që i shohim përditë, janë trajtuar me mjeshtëri. Do doja edhe unë të merrja pjesë me një vepër, por këtë herë nuk isha aq i vëmendshëm.”– Fatbardh Marku, piktor
Ekspozita u ndoq me interes edhe nga vizitorët, të cilët ndanë emocionet e tyre për artin dhe veprat e ekspozuara.
“Çelja e një ekspozite të tillë në lulishten e Muzeut Etnografik është një ndërthurje e mrekullueshme midis kulturës, artit dhe historisë. Dua të veçoj një piktor nga familja Kafa, i cili është i preferuari im, pasi sjell Elbasanin në mënyrë të mahnitshme në telajo.”– shprehet një vizitore.
“Unë jam Arioni dhe erdha të shoh artin në muze. Më pëlqeu shumë mënyra si dukej, sepse ishte shumë artistik dhe i bukur.”– shprehet një vizitor.
“Më pëlqyen shumë të gjitha veprat. Ky qytet i përshtatet aktiviteteve të tilla, sepse është një qytet me kulturë dhe histori të lashtë. Kjo ka qenë një nga ekspozitat e mia të preferuara.”– shprehet një vizitore.
Ekspozita u shndërrua në një pikëtakimi mes artistëve dhe publikut elbasanas, duke i dhënë qytetit gjallëri dhe një dimension tjetër kulturor.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal