Ish-krerët e UÇK-së përballen me drejtësinë, diaspora shqiptare proteston në Hagë

14 Shtator 2025 | 17:55

Emigrantë shqiptarë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur këtë të dielë përpara Dhomave të Specializuara të Hagës, në një protestë të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Protesta u thirr nga organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe nisi me thirrjet “UÇK! UÇK!”, teksa pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Sipas tyre, gjykimi i ish-drejtuesve të luftës është i motivuar politikisht dhe përbën një padrejtësi ndaj sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Të pranishmit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë shqiptarë, si dhe parulla në gjuhën shqipe dhe angleze me mesazhe që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Disa nga parullat që u vunë re gjatë protestës ishin: “Drejtësia nuk njeh vonesa”, “Gjyqi tani! Jo më pritje pafund” dhe “Liria ka emër”.

Në mesin e protestuesve ndodheshin edhe shumë shqiptarë të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të ndryshme të Evropës.

Kjo protestë vjen një ditë para nisjes së paraqitjes së provave nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me akuza për krime lufte.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur në mbështetje të të akuzuarve dhe theksoi se “Liria ka emër”.

Ai publikoi një pankartë me foton e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të rrethuar nga flamuj të UÇK-së dhe me mbishkrimin “DREJTËSI”.

Në mesazhin e tij, Rama theksoi nevojën për drejtësi dhe respekt ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

Në seancën e nesërme në Dhomat e Specializuara, në mbrojtje të Thaçit pritet të dëshmojë James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë.

Pas tij, në vijim do të paraqiten edhe dëshmitarë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuzat, duke theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka funksionuar si një strukturë e organizuar komanduese dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë ndërmarrjeje kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026