Avokati i Thaçit për mediat: Një hap drejt zbardhjes së të vërtetës për vitin 1999

15 Shtator 2025 | 10:29

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, është shprehur optimist për zhvillimet në gjykimin ndaj klientit të tij në Hagë.

Në një prononcim për mediat Prosper tha se Thaçi është mirënjohës për të gjithë ata që po e mbështesin gjatë këtij procesi gjyqësor.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na japë një shans të kthehemi në realitet. Do të kemi një mundësi të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999,” u shpreh Prosper.

Ai shtoi se në këtë fazë të procesit pritet të dalin në dritë prova të reja, që sipas tij, do të tregojnë se Thaçi nuk është përgjegjës për akuzat që rëndojnë mbi të.

“Do të jetë një fillim i ri, ku ju mund të shihni prova të reja. Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm,” deklaroi avokati amerikan.

Hashim Thaçi, së bashku me tre ish-krerë të UÇK-së, po gjykohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që ata i mohojnë kategorikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026