SPAK kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes

15 Shtator 2025 | 13:51

SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes, ish-deputetit socialist i cili përmes avokatit të tij, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën paraprake zhvilluar këtë të hënë.

Ish-deputeti akuzohet nga SPAK për veprat penale: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar këtij të fundit ndihmë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.

Sipas njoftimit të SPAK, ka dyshime se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Një tjetër element i rëndësishëm që del në pah nga hetimet e SPAK është fakti që Altin Hajri dhe persona të tjerë kanë komunikuar në platformën “Matrix” pas arrestimit të Jurgis Çyrbjes më 20 tetor 2024 dhe të Ahmet Mashës gjatë periudhës tetor-dhjetor 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026