Rubin vijon dëshminë në Hagë: Krasniqi kërkoi dërgimin e trupave tokësore në Kosovë
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë.
Rubin është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan me mbi 35 vjet përvojë në politikën e jashtme.
Në vitin 1999, ai ishte i angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në rolin e dëshmitarit, ai u thirr nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.
Gjatë dëshmisë së tij, Rubin kujtoi një takim me Krasniqin në prill të vitit 1999, duke e përshkruar si një moment të vështirë për situatën e luftës në Kosovë.
Krasniqi kërkonte masa që nuk mund të zbatoheshin, si dërgimi i trupave tokësore në Kosovë, për t’u kujdesur për sigurinë e civilëve, tha Rubin.
Sipas tij, presidenti amerikan, Bill Clinton, e kishte përjashtuar atëkohë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore.
“…sepse kjo do të thoshte se Clinton do të duhej të ndryshonte politikën e tij për të mos dërguar trupa tokësore”, tha Rubin.
Rubin u pyet nga një prokuror nëse ishte i informuar për publikimin e emrave të përfaqësuesve politikë të UÇK-së gjatë gushtit 1998, duke përfshirë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Bardhyl Mahmutin dhe Sokol Bashotën.
Rubin u përgjigj se nuk kishte qenë në dijeni për këtë dokument në atë kohë.
Më pas, prokurori e pyeti nëse kishte dijeni për takimin mes Shaun Byrnes, i cili udhëhoqi Misionin Diplomatik të SHBA-së për Kosovën, dhe përfaqësuesve të UÇK-së më 1998.
“Me aq sa më kujtohet, nuk e kam njohur Hashim Thaçin para Konferencës së Rambujesë, më 1999”, tha Rubin, duke shtuar se “kanë kaluar 27 vjet nga ajo kohë”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh