Pas 24 vitesh, “Scorpions” dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

15 Shtator 2025 | 16:49

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar ndonjëherë kryeqyteti.

Koncerti u mbajt mbrëmjen e të dielës në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra fansa nga Shqipëria, rajoni dhe bota përjetuan një natë të paharrueshme.

Në skenën magjike të ngritur në zemër të Tiranës, u ngjitën anëtarët legjendarë të grupit: Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda.

Të shoqëruar nga duartrokitjet dhe ovacionet e publikut, ata performuan hitet e tyre më të famshme, përfshirë “Still Loving You”, “Send Me an Angel” dhe “Rock You Like a Hurricane”.

Kulmi i mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Wind of Change”, një himn, që në vitet ’90 u kthye në simbol të rënies së diktaturave në Europën Lindore , përfshirë edhe Shqipërinë.

Rikthimi i Scorpions në Tiranë përkon me përvjetorin e 60-të të krijimit të grupit, dhe njëkohësisht shënon edhe përmbylljen e turit të tyre europian.

Për shumë shqiptarë, kjo mbrëmje solli edhe kujtimet e koncertit të tyre të parë në vendin tonë, në vitin 2001, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Mbrëmë, një tjetër brez ishte i pranishëm. Brezi që e ka njohur Scorpions përmes prindërve, por që e përjetoi live fuqinë e një muzike që nuk njeh kohë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026