Autoritetet e Kosovës arrestojnë një serb të akuzuar për krime lufte
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një të dyshuar në kufirin juglindor me Serbinë, nën dyshimin se ai kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
Prokuroria Speciale tha në një komunikatë se i dyshuari, i identifikuar vetëm si D.N., u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Prokurorët dyshojnë se ai, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, “ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”.
Ai dyshohet t’i ketë kryer krimet në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999.
Prokuroria tha se do të kërkojë që ai të mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit.
Së fundi, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-’99.
Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rubin vijon dëshminë në Hagë: Krasniqi kërkoi dërgimin e trupave tokësore në Kosovë
- SHBA pezulloi dialogun me Kosovën, reagon ambasada amerikane në Prishtinë
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë