Olsian Çela kërkesë ILD-së për hetim për dy prokurorë dhe kreun e prokurorisë Dibër

21 Maj 2021 | 09:41

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedimit disiplinor për Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Në njoftimin e Prokurorisë sqarohet se për këto dy prokurore janë konstatuar veprime, të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

Po ashtu, kërkohet që pjesë e hetimeve të jetë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojkun, për mënyrën në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

“Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Lexoni gjithashtu:

Krimet Zgjedhore dhe vrasjet | Kryeprokurori Çela takim me prokurorët në Vlorë dhe Fier

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026