Shkarkimi i ambasadorëve, deputetja e AAK-së: Vendim i nxituar dhe pa vizion

21 Maj 2021 | 10:08

Time Kadriaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar shkarkimin e 12 ambasadorëve nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, një vendim të nxituar dhe pa vizion.

Sipas saj ky vendim dëmton Kosovën dhe raportet e saj me vendet mike.

“Në këtë situatë të ndjeshme, në periudhën kur po flitet të fillojë dialogu, në periudhën kur mendojmë të aplikojmë për anëtarësim në UNESCO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, është e pakuptimtë që plot vende të mbesin pa ambasador,” – u shpreh Kadriaj.

Deputetja e AAK-së tha për Euronews Albania se shkarkimi i ambsadorëve të cilët janë të pranishëm bashkë me familjen nuk qëndron kur merr parasysh rastin se fëmijët janë në shkollë dhe nuk mund të llargohen në fund të vitit, e rrjedhimisht nuk mund të shkarkohen ambasadorët në mes të mandatit pavarësisht emërimit të tyre politik.

Kadriaj komentoi dhe programin qeverisës të Kurtit, që e cilësoi një buqetë dëshirash dhe jo plan të realizueshëm për të mirën e vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026