VIDEO/ Dyshohet për grabitje me armë në një karburant në Elbasan, kapen 2 të rinjtë

16 Shtator 2025 | 15:53

Një vjedhje me dhunë ka ndodhur në një karburant në Librazhd, ku sipas Policisë, mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:00, dy të rinj me një automjet me targa të mbuluara kanë shkuar pranë këtij subjekti në hyrje të Librazhdit.

Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e karburantit dhe i kanë marrë xhiron ditore, duke u larguar me shpejtësi.

Pas largimit nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, dy të rinjtë kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative dhe koordinimit në kohë reale të shërbimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Hijet” ku pak minuta pas ngjarjes u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar, shtetasit D. I., 23 vjeç, dhe D. S., 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të përdorura nga dy të rinjt, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen me dhunë të ndodhur në një karburant në Librazhd, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatin e Policisë Librazhd dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative dhe koordinimit në kohë reale të shërbimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Hijet”.

Në kuadër të operacionit, pak minuta pas ngjarjes, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: shtetasit D. I., 23 vjeç, dhe D. S., 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 15.09.2025, rreth orës 23:00, shtetasit D. S. dhe D. I., të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara, kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit. Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.

Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026