“Kur ndjenjat marrin Zë”, sopranoja Ermonela Jaho rikthehet me koncert në TKOB
Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, rikthehet në Shqipëri me një koncert në Skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhuruar për publikut një mbrëmje të paharrueshme.
E emocionuar, shprehet artistja për kthimin në shtëpi.
“Është një koncert i veçantë, jam e lumtur që rikthehem në shtëpinë time, për të dhënë eksperiencën time. Sa herë kthehem, është sikur kthehesh në shtëpi dhe sjell diçka nga jeta jote”, shprehet sopranoja.
Teksa e ka konsideruar sfidë të radhës, Jaho jep detaje për repertorin që ka zgjedhur, ku nuk mungojnë as surprizat.
“Kemi zgjedhur një program ndryshe duke filluar me Belganton. Është një program tepër sfidues, pjesë që nuk janë luajtur ndonjëherë në TKOB. Është një sfidë e të gjithë neve. Emocioni është I madh. Kur kthehesh në shtëpinë tënde duket sikur shihesh me lupë. Është një koncert tepër i veçantë”, thotë Jaho.
Ndërsa premtoi se do të dhuronte një natë magjike, artisja tregon se pse koncertin e titulloi “Kur ndjenjat marrin Zë”
“Muzika është gjuhë e shpirtit dhe në çdo notë, ka një buzëqeshje, lot, hidhërim, vuajtje, është shkalla e ndjenjave humane, universal. Artisti ka këtë detyrë të ndaj këto ndjenja me publikun. Unë do të jap gjithçka kam, pas shumë vitesh karrierë unë ngjitem në skenë sikur është hera e parë dhe e fundit. Të jesh artist është sfidë dhe privilegj njëkohësisht”, tregon artistja.
Ky koncert është edhe një shpresë për të rinjtë që duan të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Është detyrim për publikun shqiptarë është detyrim për brezat e rinj, për t’ju dhënë një shpresë, çdo gjë është e arritshme, do shumë punë sakrificë të jashtëzakonshme. Sot kanë mundësi më shumë, por mungon pak pasioni. E kemi detyrim moral ndaj publikut shqiptar”, thotë sopranoja.
Koncerti i Ermonela Jahos mbahet në më 17 shtator në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse