Rama nga Kolegji i Bryzhit: Shqipëria në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE

16 Shtator 2025 | 20:49

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh të Blegjikës, foli me superlativa për Bashkimin Europian dhe aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në union.

Rama u shpreh se BE-ja është një bekim për vendin tonë dhe rajonin teksa theksoi se Bashkimi Europian ka dy kufij, dhe Ballkani sipas tij gjendet në kufirin e brendshëm të unionit.

Kryeministri theksoi se tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE.

“Falë Zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Sot, armiku im më i madh është fragmentarizimi në një botë tejet të luhatshme dhe përgjigjja jonë më e mirë, është bashkimi, me qëllim solidaritet e bindjen e patundur se paqja është ajo për të cilën duhet të punojmë në këtë kënd të botës, jo lufta. Ndaj le të ndërtojmë një Europë të fortë siç është në ëndrrat tuaja dhe të patrembur nga fati i saj. Lajmi i mirë është që Shqipëria është gati. Europa duhet t’i përgjigjet thirrjes dhe të gjithë së bashku duhet ta bëjmë që të ngrihet në nivelin e sfidës, pa harruar kurrë për paqe, për begati, për siguri që nënkupton për të ardhmen e saj.Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri”, tha Rama.

Sa i përket luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Kryeministri Rama bëri thirrje që BE-ja të ndërtojë një strategji për të ofruar garanci sigurie për Kievin zyrtar dhe të hartojë një vizion të gjerë për stabilitetin.

“Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë rrugë të qarta për ribashkimin e Europës dhe të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet dhe të pozicionohet si një forcë qëndrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij Kryeministri Edi Rama ftoi studentët që të vizitojnë Shqipërinë, duke përmendur këtu edhe rritjen që ka pësuar turizmi në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026