Rama kërkon reformë territoriale, ekspertët paralajmërojnë: Mund të politizohet
Në mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama kërkon të ribëjë një nga reformat më të rëndësishme të qeverisjes vendore: reformën territoriale.
Ekspertët e fushës apelojnë që kjo reformë të mos shndërrohet në një proces me qëllime elektorale, por të synojë zgjidhjen e problematikave që lidhen me kostot, ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.
Në krye të dhjetë viteve, Partia Socialiste kërkon të rihapë debatin për ndryshimin e ndarjes territoriale, e cila u realizua për herë të fundit në vitin 2014.
Asokohe, vetëm me votat e mazhorancës socialiste — pasi opozita e bojkotoi procesin — u hoqën 36 rrethet dhe u krijuan 12 qarqet, ndërsa numri i bashkive u reduktua nga 65 në 61.
Megjithatë, për ekspertët e qeverisjes vendore, reforma nuk arriti objektivat kryesore. Sipas tyre, shpenzimet u rritën, administrata vendore u zgjerua tej mase, ndërsa investimet nuk përmbushën pritshmëritë në çdo cep të vendit.
Në vitin 2021 politika tentoi të rishikonte reformën, por përfundoi në një debat numrash. Partitë demokratike të kohës kërkonin rritjen e numrit të bashkive nga 61 në deri 97, ndërsa socialistët mbetën kundër kësaj nisme.
Në pritje të një reforme të re territoriale, Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë dhe një prej ekspertëve të angazhuar në këtë fushë prej fillimit të viteve ’90, thekson se debati nuk duhet të fokusohet te numri i bashkive apo kufijtë e tyre sipas interesave politike.
Sipas tij, janë katër shtylla që duhet të jenë në qendër të rivlerësimit: kostoja, cilësia e shërbimeve, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e identitetit kulturor — dhe jo thjesht ndarja apo shtimi i njësive vendore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona