Plani për më pak bashki, Eksperti: Hallka më e dobët e kësaj ndarjeje territoriale
Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, është shprehur se hallka më e dobët e ndarjes së re territoriale që kemi sot, është dështimi spektakolar në zhvillimin ekonomik të bashkive.
Komentet Haxhimali i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se po të heqësh Tiranën, nga statistikat mund të kuptosh se bashkitë e tjera janë të zhytura.
Ai tha gjithashtu se në BE ka shumë shembuj që kanë shumë njësi territoriale në raport me popullsinë, duke përmendur Austrinë e Kroacinë dhe duke hedhur poshtë tezën se është standart i BE-së që të kemi më pak njësi të vetëqeverisjes vendore.
“Reformat i bëjmë për qytetarët dhe nuk ka asnjë rregullore të BE që të sanksionojë këto çështjet e BE-së. Diskursi i këtyre të thënave do bëjmë këtë do bëjmë atë, nuk do të thotë asgjë. Nuk duhet ta lidhim reformën territoriale me BE-në. Marrë si shembull Austrinë, ka 2093 bashki me një popullsi mesatare 4343, fonde të BE ka sa të duash dhe bashki shumë të fuqishme.
Marrim Kroacinë, me 550 njësi të qeverisjes vendore, me një popullsi sa ne. Rrimë te zhvillimi ekonomik. Kjo reformë territoriale hallkën më të dobët që ka pasur është dështimi spektakolar në zhvillimin ekonomik të 61 bashkive të Shqipërisë, përjashto Tiranën. Edhe në statistika do shohim ne se po të heqësh Tiranën, bashkitë e tjera janë të mbytura”, tha Haxhimali.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera