Vizita e dytë/ Donald Trump dhe Melania mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar

17 Shtator 2025 | 07:39

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e tyre të dytë shtetërore në vend që pritet të fillojë zyrtarisht nesër. Avioni presidencial Air Force One u ul në pistën e Aeroportit Stansted të Londrës pak pas orës 22:00, duke shënuar fillimin e një udhëtimi tre-ditor nga data 16 deri më 18 shtator.

Menjëherë pas zbritjes nga avioni, Presidenti dhe Zonja e Parë u pritën fillimisht nga Shefja e Protokollit të SHBA-së, Ambasadorja Monica Crowley, e cila udhëhoqi protokollin e mbërritjes. Më pas, ata u mirëpritën zyrtarisht nga Viscount Hood, Lord-in-Waiting, në emër të Mbretit Charles III, si dhe nga Ambasadori i SHBA-së në Britani, Warren Stephens.

Këtë mëngjes, pasi u largua nga Uashingtoni, Trump u tha gazetarëve se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla janë “miqtë e mi për një kohë të gjatë, shumë kohë para se ai të bëhej Mbret. Dhe është një nder që e kam atë mbret; mendoj se ai e përfaqëson vendin kaq mirë. E kam parë – ai është një zotëri kaq elegant”.

Trump tha se Mbretëria e Bashkuar shpreson që marrëveshja e saj tregtare me SHBA-në mund të bëhet “pak më e mirë”. Një marrëveshje e zbuluar në maj zgjeron aksesin në tregjet bujqësore, por e lë Mbretërinë e Bashkuar të bllokuar me një tarifë prej 10% për eksportet në SHBA.

Të nesërmen, ai do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin Keir Starmer në Chequers, një vendpushim rural një orë larg me makinë nga Londra. Të dy udhëheqësit do të nënshkruajnë një partneritet teknologjik, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Nvidia, Jensen Huang  dhe drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, të cilët janë ftuar të bashkohen me delegacionin amerikan. Pritet gjithashtu të njoftohen investime të mëdha në energjinë bërthamore, shkencat e jetës dhe kërkimin e inteligjencës artificiale.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026

Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një festival rrugor në Toronto, tha policia lokale. Në...
09:04 | 12/07/2026