Trump: Është problem i madh që vendet e BE-së dhe NATO-s blejnë naftë ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se problemi nuk është nëse SHBA-të do të ushtrojnë më shumë presion mbi Bashkimin Evropian dhe NATO-n në lidhje me luftën në Ukrainë, por që vendet anëtare të bllokut dhe Aleancës të blejnë naftë ruse.
“Nuk dua që ata të blejnë naftë ruse, duhet të ndalojnë menjëherë. Nuk është e drejtë për ne që ata të blejnë naftë ruse dhe ne duhet të kujdesemi për gjërat ”, u tha Trump gazetarëve përpara udhëtimit të tij në Britaninë e Madhe, sipas Reuters.
Ai deklaroi se “e do Ukrainën”, por gjithashtu pranoi se vendi është në “telashe serioze”.
“Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, vendi është në telashe shumë serioze, por unë do ta ndaloj. Kam ndaluar shtatë luftëra në tetë muajt e fundit. Mendova se do të ishte e lehtë edhe këtu sepse e njoh (Presidentin rus Vladimir) Putin, por nuk ishte. Ka urrejtje të madhe midis (Presidentit ukrainas Volodymyr) Zelensky dhe Putinit. Por ne do ta ndalojmë”, tha Trump.
Ai vlerësoi se Zelensky do të duhet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës , por gjithashtu theksoi se “duhen dy persona për të kërcyer tango”.
“Këta janë dy njerëz, Zelensky dhe Putin, të cilët e urrejnë njëri-tjetrin, por duket se duhet të ulem në dhomë me ta, sepse nuk mund ta bëj vetëm. Ka shumë urrejtje atje ”, tha Trump, duke shtuar se “u arrit shumë” në takimin midis tij dhe Putinit në Alaska muajin e kaluar.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng