Trump në Londër për një vizitë 2-ditore shtetërore, takohet me Mbretin Charles III
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, janë pritur në Kështjellën Windsor nga Mbreti Charles III, Mbretëreshën Camilla si dhe Princin dhe Princeshën e Uellsit për të filluar keshtu vizitën shtetërore dy-ditore.
Trump u ftua nga Mbreti Charles dhe bëhet presidenti i parë i SHBA-së që merr një ftesë për vizitë të dytë shtetërore. Trump ka folur prej kohësh për admirimin e tij për Familjen Mbretërore dhe për kulturën britanike në tërësi. Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që arriti një marrëveshje tregtare me SHBA-në për të shmangur tarifat doganore të Presidentit Donald Trump – taksat e larta të importit për të gjithë partnerët tregtarë që ai i zbuloi në prill.
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, drekoi me familjen mbretërore britanike në Windsor, disa protestues u mblodhën në qendër të Londrës.
Mediat e huaja shkruan se protestuesit mbanin në duar pankarta dhe flamuj me slogane që kundërshtojnë udhëheqësin amerikan, duke përfshirë “hidhni Trumpin”, “ndalojeni Trumpin” dhe të tjera me fjalë fyese.
Disa protestues të veshur si presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe të vetëshpallurin mizogjin Andrew Tate, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “kriminelë lufte për Trumpin”, “vrasës për Trumpin” dhe “misogynistë për Trumpin”.
Ndërsa protestuesit mbajnë gjithashtu pankarta që lidhen me tema specifike politike që përfshijnë Trump, si konflikti Rusi-Ukrainë dhe luftën e Izraelit në Gaza.
Të martën, një hetim i pavarur i Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Izraeli e hodhi poshtë me vendosmëri këtë pretendim.
I ashpër është shprehur edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shpërthyer kundër presidentit të SHBA-ve, Ai e ka akuzuar Trump për përdorimin e taktikave përçarëse në politikë të cilët kanë afektuar të gjithë botën.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Khan dhe Trump replikojnë, në një debat në vitin 2019, Trump e ka cilësuar Khan si një “humbë të patundur”, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e qeverisë së kohës për të ftuar Donald Trump në një vizitë shtetërore.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng