Mblidhet Komisioni Hetimor për Metën, eksperti ligjor: Presidenti duhet të jetë mbi palët

21 Maj 2021 | 11:54

Këtë të premte është mbledhur sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në fjalën e tij, eksperti i zgjedhur ligjor Erind Mërkuri tha se Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe duhet të jetë garant i Kushtetutës.

“Sa i takon faktit për lirinë e shprehjes, në këtë rast ka probleme me këto procedura. Janë të ndryshme në vende të ndryshme. Janë procedura parlamentare, dhe nuk përfshihen organet gjyqësore në disa raste. Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë”,  tha Mërkuri.

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta është një nismë e firmosur nga 49 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Gjykata Kushtuese është institucioni i fundit i cili do të japë vendimin për presidentin në lidhje me nismën e socialistëve për shkarkimin e tij.

Lexoni gjithashtu:

Mblidhet sërish sot Komisioni Hetimor për Metën, seancë dëgjimore për presidentin

Shkarkimi i presidentit | Miratohet plani hetimor, caktohen 2 ekspertët ligjorë

Komisioni Hetimor për Metën, Alket Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me presidentin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026