Muzeu i Artit Islam te Sarajet e Toptanëve, Rama: Një domosdoshmëri për Tiranën
Në një konferencë ndërkombëtare të organizuar këtë të martë në ambientet historike të Sarajeve të Toptanëve, u prezantua zyrtarisht projekti për ndërtimin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë.
Ky muze pritet të jetë një hapësirë e re kulturore që synon të pasurojë jetën muzeale të kryeqytetit dhe të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse mbi trashëgiminë e artit islam në Shqipëri dhe rajon.
Muzeu do të ngrihet pikërisht në Sarajet e Toptanëve, një objekt historik në zemër të Tiranës, i cili do të pësojë një transformim arkitektonik të kujdesshëm, duke ruajtur elementët karakteristikë të ndërtesës, për ta kthyer në një qendër ekspozimi të trashëgimisë islame, si dhe një hapësirë për dialog kulturor dhe ndërfetar.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, vlerësoi projektin si një domosdoshmëri për kryeqytetin, duke theksuar rëndësinë e artit dhe trashëgimisë islame si pjesë e pandarë e historisë dhe identitetit shqiptar, por edhe evropian.
“Ky muze është i nevojshëm dhe mjaftueshëm për ta përcjellë një dëshmi që, përndryshe, për shumëkënd është një dëshmi e munguar, madje edhe e pamundur. Sepse, në mendjen dhe idenë e shumëkujt, kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Europën, dhe për pasojë, kjo pasuri e çmuar e kulturës dhe traditës sonë, shihet shpesh si një trashëgimi e imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë. E vërteta është krejt ndryshe. Arti islam është një pjesë e palëkundur e historisë sonë kulturore, dhe dëshmia e kësaj të vërtete është jo vetëm një nevojë, por një domosdoshmëri. Ky muze është një vlerë e shtuar për kryeqytetin, një pikë referimi për të gjithë ata që duan të kuptojnë thellë trashëgiminë tonë”, u shpreh Rama.
Rama theksoi gjithashtu se ky muze do të jetë pjesë e një “gjerdani institucionesh të reja kulturore” që po ndërtohen aktualisht në Tiranë dhe më gjerë.
“Ky projekt i shtohet një rrjete të re institucionesh që po krijojmë: Teatrit të ri Kombëtar, Galerisë Kombëtare të Rindërtuar, Muzeut Historik Kombëtar që po pëson një transformim rrënjësor, si dhe Muzeut ‘Besa’ që është ngjitur me Sarajet. Të gjitha këto përbëjnë një zinxhir të ri identiteti kulturor dhe historik që i mungonte vendit tonë”, tha Rama
Arkitekti Jesús Hernández, i cili prezantoi vizionin e projektit, tha se ndërhyrjet në godinën e Sarajeve do të jenë të kufizuara, me qëllim ruajtjen e autenticitetit historik të objektit.
Ai theksoi se muzeu do të ofrojë një ekspozitë të pasur me objekte dhe libra me vlera të rralla, të cilat do të përfaqësojnë artin islam nga Shqipëria dhe rajoni, në një hapësirë që respekton historinë, por komunikon me të ardhmen.
Muzeu pritet të ofrojë një qasje interaktive dhe edukative për vizitorët, duke u shndërruar jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe në një platformë të rëndësishme për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe promovim të trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse