Integrimi i Kosovës në BE, Kurti: Kërkesat e tyre do t’i trajtojmë me seriozitet

21 Maj 2021 | 12:31

Nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Europian të Qeverisë së Kosovës.

Kurti me këtë rast tha se krijimi i këtij institucioni është hap që dëshmon se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Madje kreu i qeverisë u shpreh i bindur se do t’i trajtojnë me seriozitet të gjitha kërkesat që vijnë nga unioni.

“Sot do të shqyrtojmë proceset në kuadër të integrimit evropian. Unë pres që kërkesat që dalin nga BE-ja për vendin tonë të trajtohen me seriozitet. Ne aspirojmë për të qenë shtet i zhvilluar dhe standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyese. Ne nuk duhet ta shohim nga distanca integrimin evropian përkundrazi duhet ta shohim si mundësi për tu zhvilluar. Pronësia e reformave mbetën te ne”, u shpreh Kurti.

Kurti ka shtuar se është përgjegjësi e Kosovës të përmbushë kriteret dhe standardet që kërkohen, ndërsa shtoi se do të kërkojë përgjegjësi nga ministrat për reformat konkrete që kërkohen të zbatohen.

“Një nga përfitimet direkte të qenit në proces të integrimit në BE është skanimi dhe pasqyrimi i punës që na bëhet në BE në secilën fushë. Kjo e lehtëson shumë punën tonë dhe timen sepse e kam më të lehtë të shikoj procesin dhe të kërkoj përgjegjësi nga ju aty ku ka dështime dhe vonesa. Do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete që duhet të ndiqen e zbatohen dhe të gjithë zyrtarët publikë për përgjegjësitë e secilit. Agjenda e Integrimit Evropian duhet të jetë e mishëruar nëpër planet e punës nëpër institucionet e punës”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi tha se në agjendën evropiane janë rreth 15 prioritete dhe se për të gjitha këto prioritete janë vendosur afate kohore për përmbushjen e tyre.

Lexoni gjithashtu:

Kurti ftesë opozitës për çështjet me interes kombëtar, pranon LDK dhe AAK

Shkarkimi i ambasadorëve, deputetja e AAK-së: Vendim i nxituar dhe pa vizion

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026