Gjendet armatim pranë vendit të sulmit në Banjskë
Policia e Kosovës njoftoi se ka zbuluar sërish pajisje ushtarake në pjesën veriore të vendit, që dyshohet se i përkasin një personi të shpallur në kërkim për përfshirje në sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sipas Policisë, rreth orës 09:45 të mëngjesit të së enjtes, njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Zveçan ka zbuluar një rimorkio të braktisur, brenda së cilës u gjetën: Dy thasë me uniforma ushtarake,pesë karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithsej 132 fishekë, një jelek antiplumb dhe një jelek taktik, një çantë taktike, një helmetë ushtarake dhe një dritë rrotative, rroba të tjera ushtarake, përfshirë 4 palë pantallona, 4 xhaketa, 2 rripa brezi dhe një uniformë kamufluese si dhe pajisje për komunikim si 3 mbajtëse radiolidhjesh dhe 5 fatori karikatorësh për gjoks.
Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa materialet e konfiskuara janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e çështjes penale për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Hetimet janë në vijim.
Policia nuk ka realizuar arrestime, por dyshohet se pajisjet i përkisnin një personi të dyshuar që ndodhet në kërkim për përfshirje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë – një ngjarje e rëndë që përfundoi me vrasjen e një rreshteri të Policisë dhe tre sulmuesve të armatosur serbë.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë publikisht Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili dyshohet se ndodhet aktualisht në Serbi së bashku me 41 persona të tjerë të shpallur në kërkim.
Ndërkohë, ndaj tre të akuzuarve për rastin po zhvillohet procesi gjyqësor në Kosovë.
Autoritetet kosovare kanë nënvizuar se veriu i vendit mbetet një zonë me rrezik të lartë për aktivitet të paligjshëm dhe mbetje armësh, veçanërisht në zonat e banuara me shumicë serbe, ku janë kryer edhe më parë gjetje të tilla.
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë