Trump: Putini do tërhiqet nga lufta vetëm nëse Europa ndalon blerjen e naftës ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të enjten se konflikti në Ukrainë mund të përfundojë vetëm nëse vendet e Bashkimit Europian ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër, Trump theksoi se çmimi i naftës është një faktor kyç për të ndalur luftën.
“Nëse çmimi i naftës bie, shumë thjesht, Rusia do të tërhiqet. Putini nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, tha ai, duke shtuar se disa aleatë të NATO-s vazhdojnë të furnizohen me naftë nga Moska, gjë që sipas tij nuk është e pranueshme.
Presidenti amerikan u shpreh se ndalimi i plotë i importeve të naftës ruse do të kishte efekt të menjëhershëm mbi ekonominë e Rusisë dhe do ta detyronte Kremlinin të tërhiqej.
“Jam i gatshëm të bëj shumë gjëra për t’i ndihmuar, por jo kur aleatët tanë në NATO blejnë naftë nga Rusia. Pasi të ndalet lufta, ne do të ndihmojmë për të garantuar paqen. Dhe mendoj se në fund të fundit kjo do të ndodhë”, shtoi Trump.
Sipas të dhënave të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), Turqia është aktualisht blerësi i tretë më i madh i naftës ruse, pas Kinës dhe Indisë. Vende të BE-së si Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të furnizohen me energji nga Rusia përmes rrjeteve ekzistuese.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje