Vrasja e shqiptarit në Kanada, policia identifikon autorin! Në kërkim 34-vjeçari

19 Shtator 2025 | 17:38

Policia kanadeze ka bërë të ditur identitetin e personit të dyshuar për vrasjen e Paulin Harushës, shtetasit shqiptar 43-vjeçar me origjinë nga Shkodra, i cili u gjet i pajetë më 13 shtator në një automjet në Toronto.

Sipas raportimeve të mediave vendase, i dyshuari është Meelad Tarin, 34 vjeç. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër-arresti për të në të gjithë territorin e Kanadasë.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se një fuoristradë është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pak çaste përpara se të mbërrinte policia. Kjo ka ndihmuar hetuesit në ndërtimin e një piste të mundshme mbi ngjarjen.

Dyshohet se viktima dhe i dyshuari njiheshin mes tyre, megjithatë motivet e mundshme dhe rrethanat e plota të krimit pritet të sqarohen gjatë fazës së mëtejshme të hetimeve.

Paulin Harusha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti, në rrethana që ende mbeten të paqarta për autoritetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026