Vritet me armë zjarri një 43-vjeçar shqiptar në Kanada, baba i dy fëmijëve

16 Shtator 2025 | 11:39

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Toronto, Kanada, ku një 43-vjeçar me origjinë nga Shkodra është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Paulin Harusha, baba i dy fëmijëve.

Sipas autoriteteve kanadeze, trupi i pajetë i Harushës u gjet brenda një automjeti pranë zonës Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive, pak para mesnatës së së shtunës. Autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët, përpara se të mbërrinin oficerët e policisë.

Në një deklaratë për mediat të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos bëri me dije se motivi i krimit mbetet ende i paqartë. Ai shtoi se hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të ndihmojnë hetimet duke kontaktuar policinë.

Familjarët dhe komuniteti shqiptar në Toronto janë tronditur nga ngjarja, ndërsa pritet që në ditët në vijim të hidhet më shumë dritë mbi këtë krim të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026