Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

26 Qershor 2026 | 12:25

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Sipas deklarimeve të saj, kompania ka kryer furnizimin e përditshëm me ushqim për studentët, në përputhje me kontratën e lidhur, duke theksuar se çdo vakt është përgatitur dhe shpërndarë sipas procedurave standarde dhe në respektim të kushteve të higjienës.

Në lidhje me ngjarjen, janë marrë në pyetje edhe kuzhinieri, stafi përgjegjës për ndarjen e ushqimit në porcione, si dhe personeli i shpërndarjes. Po ashtu, janë pyetur edhe studentët që kanë shfaqur simptoma helmimi.

Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është vënë zyrtarisht nën hetim për skandalin e dytë. Hetuesit po vijojnë mbledhjen e provave, ndërsa pritet që Prokuroria të vendosë më tej mbi personat që mund të procedohen penalisht në lidhje me rastin.

Ndërkohë, administratorja e kompanisë po hetohet në gjendje të lirë edhe për një rast të mëparshëm të lidhur me aktivitetin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026