Presidenti Ilir Meta uron Malin e Zi për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Malin e Zi për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kreu i Shtetit me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook” thotë se kjo datë është historike jo vetëm për popullin e vendit fqinj, por edhe për vlerat e paqes dhe sigurisë në Gadishullin e Ballkanit.
“Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi kam kënaqësinë të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme historike jo vetëm për popullin e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroatlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha ai.
Ai veçon rolin shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, të cilët sipas Metës kanë kontribuuar për forcimin e stabilitetit të këtij shteti si vend anëtar i NATO-s, dhe që synon në të ardhmen, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Urimet më të mira dhe të sinqerta në këtë përvjetor të shënuar për qytetarët e këtij shteti fqinj dhe mik me Shqipërinë, si dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë atje, të cilët dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian”, thekson Meta.
Për nder të kësaj dite për Malin e Zi, z. Meta priti në një takim përfaqësues të pakicës malazeze që jetojnë në Shqipëri.
“I lumtur, që në këtë ditë të shënuar për Malin e Zi, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, të mikprisja sot në Institucionin e Presidentit edhe përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë”, shton Meta.
Me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitin 1992, republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të cilën e quajtën si Republika Federative e Jugosllavisë.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, pikërisht në vitin 2003, u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi.
Me anë të një referendumi për pavarësi, i cili u mbajt më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur falë edhe kontributit me votë të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në shtetin fqinj.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta