VIDEO/ Trajneri i Brazilit humb nënën para sfidës vendimtare, por qëndron në pankinë

19 Shtator 2025 | 21:07

Një ngjarje e dhimbshme shënoi Botërorin e volejbollit, kur trajneri i Brazilit, Bernardinho, mori lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të nënës së tij 90-vjeçare, vetëm pak minuta para sfidës vendimtare kundër Serbisë.

Emocionet e forta e kapërcyen dhe ai shpërtheu në lot, duke shfaqur dhimbjen e thellë që po përjetonte.

Megjithatë, tekniku vendosi të mos tërhiqej, duke zgjedhur të qëndronte në pankinë. Gjatë gjithë kohës ai mbushej me lot, ndërsa përpiqej të tregonte forcë dhe respekt për fanellën që përfaqësonte.

Pavarësisht se Brazili u mposht në këtë ndeshje, vendosmëria e Bernardinhos për të udhëhequr skuadrën në një moment kaq të vështirë preku jo vetëm lojtarët e tij, por edhe gjithë të pranishmit në sallë, duke treguar se edhe në botën e sportit, mbi gjithçka qëndron humaniteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026